MBYLLET ME SUKSES JAVA E GRASSROOTS NË SHQIPËRI - FSHF

MBYLLET ME SUKSES JAVA E GRASSROOTS NË SHQIPËRI

Mbyllet me sukses aktiviteti “Futbolli në rrugë 2018” që zhvillohet në bashkëpunim me UEFA-n.  Sektori i Zyrave Rajonale dhe Grassrooots ne Federatën Shqiptare të Futbollit, zhvilloi pasditen e sotme në qytetin e Tiranës, aktivitetin e përvitshëm, që zhvillohet për të pestin vit rradhazi me fëmijë të moshës 9-10 vjeç.  Në të, morën pjesë rreth 60 fëmijë, 40 djem dhe 20 vajza të inkuadruar në skuadrat rajonale të Tiranës. Aktiviteti i futbollit të rrugës u zhvillua gjatë pasdites, në tri fusha të ndërtuara në bulevadin e ri, ku atmosfera e krijuar nga fëmijët prezentë bëri që interesi për të, të jetë i madh edhe nga ana prindërve dhe qytetarëve kureshtar. Zyra Rajonale e Futbollit në Tiranë, në bashkëpunim me sektorin përkatës në Federatën Shqiptare të Futbollit, zhvillon kampionatin rajonal, jo vetëm me këto mosha por me te gjithe ciklin deri tek kategoria e të rinjve. Përgjatë gjithë vitit, zhvillohen edhe aktivitete të tjera, të cilat e bëjnë futbollin shumë të rëndësishëm dhe të ndjekur, jo vetëm nga fëmijët por edhe nga grupmosha të tjera.

Në datën 24 shtator  ishte aktiviteti i parë në kuadër të kësaj jave të futbollit në rrugë, ky event u zhvillua me fëmijet e  qytetit të Vlorës në zonën e Lungomares nën kujdesin e Zyrës Rajonale të Fierit, përgjegjësit të saj Maksim Tegu,  zv.Kryetarit të Bashkisë Vlorë, z. Shkëlqim Rama dhe koordinatores së kësaj bashkie znj.Anka Paprizo. Ku sigurisht fëmijët u pajisën me bazën materiale të personalizuar të ketij aktiviteti. Lojrat që u zhvilluan ishin 3×3, 4×4 dhe 5×5 , pjesëmarrës ishin plot 60 fëmijë.

Ditën e mërkurë datë 26 shtator ishte rradha e qytetit të Durrësit të përqafonte këtë projekt ku merrnin pjesë plot 50 fëmijë, 25 djem dhe 25 vajza. Aktiviteti u zhvillua në sheshin “Iliria” i ndarë në tre fusha minifutbolli.

“Organizime të tilla, në ambiente publike rrisin dëshirën e fëmijëve për lojën e futbollit dhe i lidhin gjithnjë e më shumë ata me këtë lojë magjike. Krahas këtij organizimi, sipas udhëzimeve të projektit “Grassroots”, FSHF do të vazhdojë me një seri aktivitetesh të tjera të cilat, synojnë, të mbledhin rreth futbollit sa më shumë pjesëmarrës”, deklaroi shefi i Zyrave Rajonale & Grassroots, Besnik Çela.

Java e Grassroots, u zhvillua në tre data në vendin tonë, 24, 26 dhe 28 shtator, përkatësisht në qytetin e Vlorës, Durrësit dhe Tiranës. FSHF do të vijojë të ketë si prioritet absolut futbollin e moshave dhe fëmijeve duke organizuar sëbashku me organizmat partnere aktivitete të ndryshme edukative.


Duke kontrolluar karten...