Java e pestë e Abissnet Superiore u mbyll mbrëmjen e sotme.
Vllaznia fitoi 2-0 ndaj Vorës në “Loro Boriçi”, ndërsa Egnatia triumfoi 2-1 në transfertë ndaj Flamurtarit në Vlorë.
Pas këtyre triumfeve të rëndësishme, Vllaznia dhe Egnatia ngjiten në kuotën e 10 pikëve, një më pak se AF Elbasani i vendit të parë.
Bylisi mori tre pikë të rëndësishme duke mposhtur Partizanin 3-1 në Ballsh, ndërsa Dinamo City triumfoi 2-1 ndaj Tiranës në kryeqytet.
Nga ana tjetër, AF Elbasani dhe Teuta nuk shënuan asnjë gol dhe e mbyllën sfidën 0-0.



















