Mbyllet java e 16-të e “Abissnet Superiore”, fitojnë AF Elbasani, Egnatia & Partizani - FSHF

Mbyllet java e 16-të e “Abissnet Superiore”, fitojnë AF Elbasani, Egnatia & Partizani

Dinamo City – Egnatia, e zhvilluar në “Air Albania”, uli siparin e javës së 16-të të kampionatit “Abissnet Superiore”.

Kampionët në fuqi të Egnatias fituan me rezultatin 2-1.

Vllaznia barazoi në “Loro Boriçi” 1-1 me Bylisin, ndërsa me të njëjtin rezultat u mbyll edhe përballja Teuta – Tirana në “Niko Dovana”.

Partizani regjistroi fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke mposhtur Flamurtarin në shtëpi me rezultatin 2-1.

AF Elbasani triumfoi 1-0 ndaj Vorës në “Elbasan Arena” dhe kryeson kampionatin me 32 pikë.


Duke kontrolluar karten...