Mblidhet Komitetit Ekzekutiv i FSHF - FSHF

Mblidhet Komitetit Ekzekutiv i FSHF

Sot në Federatën Shqiptare të Futbollit, është zhvilluar mbledhja e rradhës e Komitetit Ekzekutiv. I drejtuar nga Presidenti Armand Duka, organizmi më i rëndësishëm vendimarrës i futbollit shqiptar, në periudhën mes dy Asambleve, ka diskutuar në lidhje me startin e edicionit të ri dhe për probleme të tjera të mbarëvajtjes së futbollit. Gjatë kësaj mbledhje janë marrë edhe këto vendime:

1. Është miratuar lista e arbitrave, vëzhguesve dhe delegatëve për edicionin e ri futbollistik 2014-2005.

2. Është aprovuar struktura e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së dytë.

3. Është aprovuar struktura e Kampionatit Kombëtar të moshave U-17 dhe U-19.

4. Është miratuar programi i aktiviteteve të futbollit amator për këtë edicion.

 

Në fund, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka uruar të gjithë klubet, drejtuesit, trajnerët, lojtarët, gjyqtarët dhe zyrtarët për fillimin e edicionit të ri futbollistik.


Duke kontrolluar karten...