Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF - FSHF

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF

Është mbledhur sot në orën 11.00 Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit, për të diskutuar dhe marrë vendime për disa çështje të rëndësishme. I drejtuar nga Presidenti Armand Duka, organizmi më i rëndësishëm i futbollit në periudhat midis dy asambleve, është informuar në lidhje me projektin e selisë së re të Federatës, pasi ka dëgjuar një raport nga ana e z. Arben Dervishaj dhe e ka miratuar atë. Po kështu, është miratuar një strukturë e re organziative e Federatës e cila ndryshon nga ajo e mëparshmja. Kjo strukturë do të hyjë në funksion më datë 1 janar 2017.