Sot në Federatën Shqiptare të Futbollit, nën drejtimin e Presidentit Armand Duka, është mbledhur Komiteti Ekzekutiv, që mori disa vendime të rëndësishme:
Në lidhje me kampionatet kombëtare të Kategorisë së Parë dhe të Dytë, Komiteti Ekzekutiv vendosi:
- U miratuan çmimet e biletave pë ndeshjen Shqipëri – Danimarkë, që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” të qytetit të Elbasanit, më 11 tetor.
- Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë do të fillojnë aktivitetin në këtë fundjavë. Ekipet që nuk kanë shlyer detyrimet financiare, brenda javës duhet të derdhin në FSHF, 50% të detyrimeve që kanë për edicionin 2014-2015.
- Për pjesën e mbetur të detyrimeve do të bëjnë një aktmarrëveshje me FSHF për ti likujduar më 31 dhjetor 2014.
- Nëse brenda javës, klubet pjesëmarrëse nuk likujdojnë 50 % të detyrimeve, klubet debitore, humbin ndeshjen në tavolinë.
- Sa i takon infrastrukturës, të gjitha klubet duhet të sjellin brenda javës në FSHF, garancinë e policisë për të marrë përsipër mbarëvajten e të gjithë aktivitetit. Në të kundërt, duhet të sjellin marrëveshje me një nga stadiumet e tjera, të miratuara nga Policia e Shtetit.
Në fundjavë fillon kampionati kombëtar U-17 dhe U-19, kategoria e parë. Brenda javës, të gjitha ekipet duhet të shlyejnë detyrimet e sezonit 2014-2015. Nëse nuk i shlyejnë ato, klubet debitore e humbin ndeshjen në tavolinë.

















