Është mbledhur sot paradite, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit. Nën drejtimin e Presidentit Armand Duka, institucioni vendimarrës në periudhën mes dy Asambleve, diskutoi për disa probleme dhe mori disa vendime të rëndësishme:
Fillimisht është dëgjuar një raport për përfundimin e punimeve në stadiumin e Shkodrës, punime të cilat u inaguruan dje me ndeshjen miqësore Shqipëri-Marok. Më pas janë marrë këto vendime:
Janë miratuar anëtarët e Komisioneve të Arbitrimit. Kryetar i Komisionit të Caktimit të Arbitrave është zgjedhur Petrit Brahja.
Është miratuar formimi i strukturës së ekipit kombëtar U-15.
Është miratuar lista e delegatëve për edicionin e ri futbollistik.
Janë miratuar gjithashtu edhe disa ndryshime në Rregulloren e Futbollit Amator.

















