Mbledhje Komiteti Ekzekutiv i FSHF - FSHF

Mbledhje Komiteti Ekzekutiv i FSHF

Sot paradite në orën 11.00, është zhvilluar në Federatën Shqiptare të Futbollit mbledhja e rradhës e Komitetit Ekzekutiv të FSHF. Nën drejtimin e Presidentit Armand Duka, ky forum ka diskutuar në lidhje me disa çështje të rëndësishme dhe ka miratuar disa propozime.

* Ai është njohur dhe ka miratuar, projektin e paraqitur “Për blerjen e topave të futbollit, për të gjitha ekipet e regjistruara në FSHF”. Ky projekt ka per baze furnizimin pa pagese me topa futbolli te certifikuar nga FIFA per cdo vit duke filluar nga sezoni futbollistik 2017 – 2018, per te gjithe nivelet e futbollit duke filluar nga Kategoria Superiore dhe deri tek futbolli amator dhe i femijeve. FSHF do te bleje topa dhe me pas do ia dhuroje te gjitha klubeve . Topat do te jene branduar me logon e FSHF dhe te kompeticioneve perkatese.

* Futbolli i femrave, ka qenë një tjetër temë diskutimi në Komitetin Ekzekutiv. Ai ka miratur propozimin që ka lidhje me rritjen e mbështetjes financiare për këtë kategori per ekipet pjesmarrese ne kampionatin kombetar ne vleren e 1 milion lekeve te reja. Klubet anetare te FSHF qe do te kene ne organiken e tyre ekipe te futbollit te femrave do te perfitojne bonus financiar prej 1.5 milion lekesh te reja.Gjithashtu keto klube qe do te ndertojne ekipe moshash te fermrave do te kene serisht nje bonus tjeter financiar prej 500 mije lekesh te reja.

U miratuan gjithashtu kalendarët e kampionateve të shkollave të mesme, kampionatin e shkollave të mesme të minifutbollit, të turneut “Coca – Cola” dhe të kampionatit të të verbërve, si dhe miratimi I rregullores sec kategorise se trete.

Në fund, Komitetit Ekzekutiv i FSHF, ka miratuar propozimet për dekorime të figurave të shquara të futbollit shqiptar, të cilat shpallen në festën tradicionale të fundvitit.