Federata Shqiptare e Futbollit informon te gjithe opinionin publik se per te ndjekur ndeshjen Shqiperi – Portugali do te filloje zbatimin e nje protokolli sigurie te niveleve me te larta.
Biletat per kete ndeshje dhe per te gjitha ndeshjet e tjera ne vijim do te shiten te personalizuara me emer dhe mbiemer te mbajtesit ne cdo bilete. Te gjithe tifozet e pajisur me bilete duhet te shkojne ne stadium patjeter te pajisur edhe me nje dokument identifikimi qe duhet te jete karte identiteti ose pasaporte biometrike.
Ne çdo hyrje te stadiumit do te kete kontroll te rrepta per verifikimin e dokumentit te identitetit dhe ne rast mosperputhjeje midis emrit ne bilete dhe dokumentit te paraqitur personat nuk do te lejohen te hyjne ne stadium.
Per sa me lart eshte nje mase shtese sigurie por edhe per te parandaluar fenomenin e njohur si “treg i zi” dhe problematika te tjera qe jane ne dem te publikut dhe mbeshtetesve te futbollit.
Shpresojme dhe urojme qe te kemi mirekuptim dhe bashkepunim ne shkalle sa me te gjere per te patur ne te ardhmen ndeshje futbolli sa me te kontrolluara dhe te garantuara dhe nje organizim me te mire dhe me efikas.
Federata Shqiptare e Futbollit

















