Manaj dhe Veseli: Kombëtarja, një nder i madh - FSHF

Manaj dhe Veseli: Kombëtarja, një nder i madh

Serinë e konferencave të shtypit, përpara dy ndeshjeve miqësore kundër Kosovës në 13 nëntor dhe tre ditë më pas kundër Gjeorgjisë në Tiranë, e kanë nisur dy lojtarët e thirrur për herë të parë në kombëtare, Rei Manaj dhe Frederik Veseli. Lojtarët e talentuar, të cilët për herë të parë i bashkohen grupit të futbollistëve bazë, që arritën kualifikimin historik, treguan në një konferencë për shtyp të organizuar në Resortin “Tropikal”, sot në orën 12.00, emocionet e një grumbullimi, që do të mbetet i paharruar për ta.

“Patjetër që është një moment i vecantë, që do të mbetet tepër i rëndësishëm në jetën time. Shpresoj shumë, që ky të jetë preludi i një pjese të rëndësishme, në karrierën time, të cilin do ta kujtoj gjatë gjithë jetës”-theksoi Manaj. Ndërkohë që mbrojtësi Veseli ishte në të njëjtën linjë me kolegun e tij, që luan aktualisht me Interin. Sipas mbrojtësit, që aktivizohet në Zvicër: “Ky është një nga kulmet e karrierës time. Nuk mendoj, për të qenë pjesë e skuadrës që do të shkojë në Europian, ndonëse se jam i gatshëm që të shfrytëzoj cdo hapësirë që më jepet për ta merituar një gjë të tillë”. Nesër në konferencë për shtyp, do të dalin dy futbollistë të tjerë, pikërisht në orën 12.00.


Duke kontrolluar karten...