Luz i Vogel, inagurohet tapeti i ri - FSHF

Luz i Vogel, inagurohet tapeti i ri

Eshte inaguruar, te dielen, tapeti i ri dhe impianti i vaditjes, ne stadiumin e Luzit te Vogel. Komuniteti futbolldashes dhe tifozet e ekipit “Luzi i Vogel 2008”, kane pershendetur investimin e Federates Shqiptare te Futbollit ne kete komune. Ne ceremonine e organizuar perpara ndeshjes Luzi-Vora, kane uruar Prefekti i Kavajes, Xhevit Halili, Kryetari i Komunes Hajrulla Tafa, Presidenti i klubit Albert Lusha dhe iniciatori i te gjithe organizimit te futbollit ne Luz, Lavderim Lusha. Ne fjalen e tij Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka theksuar rendesine e zhvillimit te futbollit ne zonat rurale. “Shembulli i Luzit te Vogel, eshte ai i integrimit te komunitetit ne lojen e mrekullueshme te futbollit. Nuk eshte e rendesishme, çfare rezultatesh arrin ne loje. E rendesishme eshte perfshirja e lojtareve vendas dhe sherbimi qe ky impiant do ti beje ekipeve te moshave ne Luz.