Me nje gol te Sefes ne pjesen e pare eshte mbyllur edhe ndeshja shume e rendesishme e fund-sezonit mes Lushnjes dhe Bylisit. Fiton skuadra e Artan Banos 1-0 dhe ne kete menyre Lushnja, sezonin e ardhshem do te jete mes 10 skuadrave te Kategorise Superiore. Nje kampionat shume i veshtire gjate gjithe vitit, ku skuadra e Banos ka qene kryesuese dhe keshtu me fitoren e sotme ka kurorezuar edhe kthimin ne eliten e futbollit shqiptar. Bylis ka rrezikuar porten e vendasve, por pa mundur te finalizoje me gol. Stadiumi “Roza Haxhiu” ne Lushnje ishte ne kapacitetet e tij maksimale per kete takim, me nje numer te madh tifozesh. Lushnja fiton grupin B dhe njeheresh te drejten per te luajtur ne Kategorine Superiore. Ndersa pret edhe fituesin e grupit A, mes Kamzes dhe Beselidhjes per te diskutuar kampionin e sezonit per kategorine e pare ne kete edicion.
















