Luksemburgu, miqësorja e dytë e marsit - FSHF

Luksemburgu, miqësorja e dytë e marsit

Kështu kombëtarja kompleton të dy datat miqësore të muajit mars. Më datë 26 mars, ajo do të zhvillojë miqësoren e parë të këtij viti, në stadiumin “Ernest Hapel” të Vienës, kundër Austrisë. Tre ditë më pas kombëtarja do të luajë në Luksemburg. Ndërkaq, para pak ditëve, është konfirmuar zyrtarisht, edhe një miqësore që do të zhvillohet më 29 maj kundër Katarit. Konfirmohet zyrtarisht, se po punohet edhe për organizimin e një miqësoreje tjetër përpara fillimit të finaleve, të Kampionatit Europian “Francë 2016”.