Lind projekti më i ri nga FSHF për të gjithë klubet e futbollit - FSHF

Lind projekti më i ri nga FSHF për të gjithë klubet e futbollit

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë vendimin për të vënë në jetë projektin “TOPI YT”.Të gjithë klubet dhe skuadrat e futbollit në të gjitha kategoritë nga ajo superiore tek ekipet e moshave madje edhe skuadrat e akademive të fëmijëve do të pajisen me topa futbolli duke filluar nga sezoni 2017-2018. E vecanta e këtij projekti është se topat do të jenë të markuar dhe do të mbajnë logon e kategorive përkatese. 
Një
projekt tepër ambicioz i iniciuar në kuadrin e përmirësimit të nivelit të futbollit kombëtar.
Vendimi është marrë në mbledhjen e rradhës së Komitetit Ekzekutiv të FSHF.