
Është vlerësuar në forumin më të rëndësishëm të futbollit shqiptar, lojtari më i mirë i Kategorisë Superiore për vitin 2015. Sabien Lilaj, futbollist i Skënderbeut të Korçës e ka marrë këtë titull të rëndësishëm nga Presidenti I Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka. Në një ceremoni të shkurtër, të zhvilluar në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF, atij i është dorëzuar trofeu dhe çeku prej 2 milionë lekësh. Më parë forumi më i rëndësishëm i futbollit shqiptar, ndoqi një videoklip të shkurtët me momentet e tij më të mira.
Çmimi “Lojtari i Vitit”, votohet nga trajnerët dhe kapitenët e Kategorisë Superiore dhe jepet zyrtarisht çdo vit, nga Federata Shqiptare e Futbollit.

















