LICENSIMI, DOSJET E KLUBEVE NE PROCES VERIFIKIMI. ASKUSH NUK RREZIKON! - FSHF

LICENSIMI, DOSJET E KLUBEVE NE PROCES VERIFIKIMI. ASKUSH NUK RREZIKON!

FSHF ben me dije se ne kuader te procesit te licensimit, të gjitha ekipet që kanë aplikuar për licensë i kanë dorëzuar të gjitha dokumentat që u janë kërkuar në afatin e caktuar. Askush prej skuadrave nuk eshte e perjashtuar apo rrezikon nje dicka te tille.

Dokumentacioni qe klubet kane dorezuar përfshin të gjitha Kriteret e UEFA-s për Licensimin si më poshtë:

Dokumentat e kriterit sportiv.Dokumentat e kriterit të infrastrukturës.
Dokumentat e kriterit të administratës dhe personelit.
Dokumentat e kriterit ligjor.
Dokumentat e kriterit financiar.

Të gjithë dokumentat (për çdo kriter) u janë dhënë ekspertëve përkatës, të cilët pasi i verifikojnë, bëjnë konkluzionet përkatëse (për çdo ekip aplikant për licensë).

Mbasi mbarojnë verifikimin e dokumentacionit përkatës ekspertët e kritereve i dorëzojnë të gjitha materialet si dhe konkluzionet përkatëse në zyrën e Menaxherit të Licensimit. Menaxheri i Licensimit pasi bën gati të gjithë dokumentacioni ja paraqet KOMISIONIT TË LICENSIMIT TË KLUBEVE i cili është i vetmi që pasi i rishqyrton edhe një herë të gjithë dokumentat jep LICENSËN për Klubet (ose e refuzon ate) per secilin aplikant. Procesi eshte ne verifikim e siper te te gjitha dosjeve si cdo sezon. Komisioni perkates po shqyrton cdo dokumentacion te sjelle. 

Por, asnje prej klubeve te Kategorise Superiore te cilat aspirojne e garojne dhe jane ne objektiv dhe afer objektivit per te marre pjese ne Kupat e Europes sezonin e ardhshem nuk eshte e rrezikuar, aq me teper e perjashtuar nga kjo gje.


Duke kontrolluar karten...