Sikundër ndodhi javën e kaluar edhe me klubet e Kategorisë Superiore, Zyra përkatëse në FSHF së bashku me Zyrën Juridike, nën kurimin e plotë të Eduard Gjinit, mblodhi sot në FSHF, klubet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë për tu bërë me dije edhe kushtet për liçensimin e tyre në rang kombëtar, duke patur të plotësuara të gjitha kushtet e duhura. Gjini u sqaroi tërësisht në detaje të gjithë përfaqësuesve të klubeve prezentë në mbledhje, të gjitha kriteret që duhet të përmbushë secili aplikant për marrjen e liçensës, dhe pë pasojë pjesëmarrjen në kompeticion. Kriteri sportiv, ai i infrastrukturës, kriteri i personelit dhe administratës, kriteri ligjor dhe kriteri financiar janë kushtet kryesore që klubet duhet të përmbushin dhe që kanë afatet e tyre kohore, në mënyrë që më pas FSHF të bëjë verifikimet përkatëse për pikat që duhen përmbushur.

















