Si çdo tifoz shqiptar dhe në mënyrë të veçantë si President i Federatës Shqiptare të Futbollit, kam ndjekur me vëmendje të gjitha përgatitjet e skuadrës tonë kombëtare dhe programet e stafit teknik për në eventin me te madh te historise tone te futbollit. Kampionati Europian “Francë 2016”.
Dëshira e çdokujt për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë kompeticion ka qenë e madhe. Kjo është e natyrshme, jo vetem pse është një mundësi që të jepet ndofta një herë në jetë, por edhe sepse eshte kenaqesi e krenari te perfaqesosh kombin.
Të gjithë duan të jenë në Francë.
Çdo lojtar që ka kontribuar për skuadrën kombëtaren të Shqipërisë, që ka veshur fanellën e saj, kishte të drejtën që të shpresonte dhe ëndëronte për të patur një vend në Euro. Për fat të keq, vendet janë të limituara. Duke vlerësuar maksimalisht kontributin e gjithkujt, personalisht nuk do të më mjaftonin kurrë as 11 vendet e formacionit dhe as 23 vendet e futbollistëve që do të shkojnë në Europianin “Francë 2016”.
Por unë respektoj vendimin e institucionit të trajnerit. Ato janë zgjedhje eksluzive të tij dhe të stafit teknik.
Mora shkas te flas publikisht për dy arsye:
Si ai, edhe shumë djem të tjerë të shkëlqyer që kanë dhënë maksimumin për ekipin kombëtar dhe meritojnë mirënjohjen tonë. Asnjë nga ne nuk mund të harrojë kontributin e Mehës, Currit, Bulkut, Hykës, Vajushit, Kapllanit, Vilës dhe Ramës gjatë këtij sezoni të paharrueshëm dhe historik të këtyre eliminatoreve.
Së dyti, për të konfirmuar se respektoj zgjedhjet që bën institucioni i trajnerit, të cilin kemi vënë për të na udhëhequr në fushatën më të madhe futbollistike që Shqipëria e futbollit, ka bërë ndonjëherë.
Të dashur miq!
Duke shpresuar që të japim më të mirën tonë për të bërë një paraqitje dinjitoze në “Francë 2016”, unë shpreh besimin se djemtë e përzgjedhur nga trajneri De Biasi, do të japin maksimumin dhe do të na nderojnë në Europian.
Jam i sigurte qe ky është dhe urimi i cdo Shqiptari.