Letër ngushëllimi e presidentit Duka për ndarjen nga jeta të Presidentit të Nderit të UEFA-s, Lennart Johansson - FSHF

Letër ngushëllimi e presidentit Duka për ndarjen nga jeta të Presidentit të Nderit të UEFA-s, Lennart Johansson

I nderuar President, z. Aleksander Ceferin! Të nderuar përfaqësues të UEFA-s!

I nderuar President i Federatës Suedeze të Futbollit, z. Karl-Erik Nilsson!

Të dashur familjarë të Presidentit të Nderit të UEFA-s, Lennart Joansson!

Thellësisht i prekur mësova lajmin e ndarjes nga jeta të mikut dhe kolegut tonë të nderuar,  Presidentit të Nderit të UEFA-s, Lennart Johansson. Ky lajm ka sjellë trishtim tek ne dhe tek i gjithë komuniteti i futbollit europian dhe botëror. Kontributi i këtij njeriu dhe drejtuesi të madh, i cili udhëhoqi drejt suksesit institucionin e futbollit europian UEFA, është i padiskutueshëm dhe mbetet si një vlerë e çmuar. Për 17 vjet me radhë, ai drejtoi, punoi dhe u përkushtua pa u kursyer, që loja jonë e përbashkët, futbolli, të zhvillohet dhe ecë përpara. Ky kontribut, mbeti i pakursyer deri në fund të jetës së tij.

Në emër të komunitetit të futbollit shqiptar, në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit si edhe në emrin tim personal, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen këtij njeriu të madh të futbollit europian. Këto ngushëllime, i drejtohen UEFA-s, Federatës Suedeze të Futbollit dhe familjes së Presidentit të Nderit, Lennart Johansson dhe gjithë komunitetit të futbollit.

Në këtë moment të dhimbshëm, ne lutemi të heshtur dhe plot respekt, që shpirti i tij të prehet i qetë në parajsë.

Armand DUKA

President i FSHF


Duke kontrolluar karten...