Lenjani dhe Hysaj të motivuar për Francën - FSHF

Lenjani dhe Hysaj të motivuar për Francën

Kombëtarja vazhdon përgatitjet për sfidën ndaj Francës. Në seancën stërvitore të së mërkurës, ekipi kuqezi ka zhvilluar përgatitje taktike.

Ndërkohë, Elseid Hysaj që ka luajtur në çdo ndeshje të Serie A me Empolin, është shprehur se kuqezinjtë do ta konsiderojnë këtë sfidë si një kualifikuese, dhe jo miqësore.
“Përballja me Francën është shumë e rëndësishme, ne nuk do ta konsiderojmë si një miqësore, por si një kualifikuese. Mungesat? Nuk përbëjnë problem. Kushdo që luan do të japë maksimumin dhe do tentojë të bind trajnerin për vlerat e tij”, është shprehur Hysaj.

Sfida e parë me Francën në Rene ishte shumë e rëndësishme për Ermir Lenjanin, pasi lojtari u transferua në skuadrën e këtij qyteti pas kësaj sfide. Megjithatë, ai nuk ka gëzuar shumë minuta me skuadren.

“Me Francën do japim maksimumin dhe këtë do ta dëshmojmë në fushë. Kjo sfidë na jep motivim, pavarësisht se është miqësore, por në aspektin personal nuk kam kujt t’i tregojë asgjë, pasi në Francë i njohin vlerat e mia”, ka deklaruar Lenjani.


Duke kontrolluar karten...