"Lazio Cup" kombëtarja U19 fiton ndaj Fiorentinës - FSHF

“Lazio Cup” kombëtarja U19 fiton ndaj Fiorentinës

Kombëtarja U19 ka fituar 1-0 ndaj Fiorentinës në ndeshjen e tretë në grup të vlefshme për turneun e përvitshëm “Lazio Cup”. Goli për kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani u shënua në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 10 të pjesës së dytë, pjesët janë nga 30 minuta. Lojtari që shënoi për Shqipërinë ishte Samuel Nezha. 

U19 ka luajtur shumë mirë dhe ka dominuar në ndeshjen e fundit për grupin D që bëjmë pjesë në këtë turne që zhvillohet në Itali. Rezultatet e kombëtares sonë janë si mëposhte:

23 maj 2017  Shqipëria 0-0 Racing Club Roma

24 maj 2017 Shqipëria 0-1 Cassino

25 maj 2017 Shqipëria 1-0 Fiorentina

Shqiperia kualifikohet ne fazen tjeter te turneut, me fitoren e  Racing Club Roma 1-0 Cassino, drejtuesit e turneut hodhen shortin pasi ne ishim me pike te barabarta me Racing Club Roma dhe fati ishte me ne per fazen pasardhese. Neser kombetarja U19 do te luaje ne oren 15:00 ndaj ekipit Koper te Sllovenise.