Largohet nga jeta ish-ministri Laço, FSHF ngushëllon - FSHF

Largohet nga jeta ish-ministri Laço, FSHF ngushëllon

Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet një mesazhi të veçantë të Presidentit Armand Duka, dëshiron që ti përçojë familjes së shkrimtarit dhe intelektualit Teodor Laço, ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të dashur. Pasi vlerëson vlerat dhe kontributin e një shkrimtari të spikatur si Teodor Laço, presidenti i FSHF, ndër të tjera në mesazhin e tij drejtuar të afërmve, medias dhe opinionit qytetar, thekson: “Jam i prekur nga humbja e një njeriu të rëndësishëm të inteligjencës shqiptare. Vlerësoj në emër të FSHF, atë që ka dhënë edhe në fushën e sportit. Në mënyrë të veçantë, ka spikatur dhe mbetur në vëmendje, kontributi i tij si ish-Ministër i Kulturës dhe Sportit, në një periudhë të vështirë për Shqipërinë siç ishte ajo e mesit të viteve 90-të. Ngushëllime familjes dhe të afërmve për humbjen e një njeriu, shkrimtari, intelektuali dhe drejtuesi të mirënjohur”- thekson ndër të tjera Presidenti i FSHF Armand Duka.