Lala rrëfen "anti-Itali" - FSHF

Lala rrëfen “anti-Itali”

Altin, është fillimi i përgatitjeve për edicionin e ardhshëm eliminator. Çdo të thotë ti nisësh këto përgatitje, me një skuadër si Italia?
Italia është një kundërshtar shumë i fortë me traditë në futbollin evropian, është një sfidë e fortë dhe shpresoj të bëjmë një figurë sa më të mirë.
Çfarë prisni nga kjo miqësore dhe a është i plotë, grupi i lojtarëve që kishit menduar për këtë takim?
Jo të gjithe lojtarët janë këtu por është pjesa më e mirë shpresojmë në një ndeshje të kënaqshme.
Nesër zhvillohet ndeshja. Sipas Lalës, cila ka qenë gjendja dhe atmosfera e skuadrës gjatë këtyre ditëve të përgatitjeve?
Dy ditë është një kohë e shkurtër, është e rëndësishme për trajnerin të jetë për një kohë më të gjate me lojtarët, pavarësisht kesaj  lojtaret e njohin njëri tjetrin dhe duhet të bëjnë një lojë të mirë.
Keni një “listë të zgjeruar”, të futbollistëve që mendoni se do të përbëjnë “kontigjentin”, që do të shkojë në eliminatore apo ajo do të plotësohet gjatë rrugës së përgatitjeve?
Një pjesë e lojtarëve e kemi pasur vitin që shkoi dhe janë datëlindja 1997 kurse një pjesë tjetër mund të kalojë tek U-21 për shkak të moshës. Gjatë kësaj kohe do të kemi edhe grumbullime të tjera dhe do të mundohemi të bëjmë përzgjedhjet më të mira.


Duke kontrolluar karten...