Laci ka barazuar 1-1, kunder Rudar Velenje dhe e ka cuar ndeshjen ne shtese e me pas me penallti, ku ka arritur kualifkimin ne turin tjeter te Europa League. Takimi i pare i zhvilluar para nje jave pati perfunduarne barazim 1-1. Ne ndeshjen e te enjtes pasdite zhvilluar ne Lac, djemte e drejtuar nga Stavri Nica, kane luajtur mire, sidomos ne pjesen e dyte, ne mesin e te ciles kane shenuar me ane te Adeniji.Po ky lojtar kishte shenuar edhe ne ndeshjen e pare. Por ne castet e fundit miqte kane barazuar me ane te Eterovic dhe gjithcka ka shkuar ne shtese dhe penallti. Me rezultatin 3-2 te 11-metershave, ka kaluar Laci, qe arrin nje kualifikim historik, duke kapercyer nje tur ne Europe.

















