Laci ka humbur ne ndeshjen e pare kunder ukrainasve te Zorjas me rezultatin 0-3. Ekipi i ardhur nga Luhanski i Ukraines, ka shenuar tre here ne porten lacjane me ane te autogolit te Shetes, Ljubenovic dhe Boli, duke siguruar, qe ne Shqiperi, nje kualifikim te mundshem per ne turin e ardhshem te Europa League. Ekipi i drejtuar nga Stavri Nica, u mundua qe te ruante ekuilibrin por goditjet qe mori dhe hapesirat ne mbrojtje, i krijuan shume probleme, qe vendosen edhe rezultatin e ndeshjes. Takimi i ardhshem luhet pas nje jave ne Ukraine.

















