Laci fiton Superkupen e Shqiperise - FSHF

Laci fiton Superkupen e Shqiperise

Fituesja e Kupes se Shqiperise, skuadra e Lacit, ka fituar edicionin e fundit te Superkupes, duke mundur Kampionet e Shqiperise (8-7) me penallti, koha e rregullt perfundoi me rezultatin 2-2. Takimi eshte zhvilluar ne mbremjen e te merkures, ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa”. Perballe nje Skenderbeu me mungesa, Laci ka qene me agresiv dhe e ka mbyllur pjesen e pare ne avantazh, pas golit te shenuar nga J.Adeniyi ne minuten e 11. Ne pjesen e dyte, kane qene perseri lacjanet, qe shenojne golin e dyte me ane Xhejms ne minuten e 51. Disavantazhi, i ka sjelle ne vete kampionet qe reagojne mire dhe shenojne dy gola. Me ane te Salihit ne minutat 65 dhe 75, korcaret kane baraspeshuar gjithcka. Pas perfundimit te kohes se rregullt, ekipet kane zhvilluar dy pjese nga 15 minuta ku rezultati mbeti i pandryshuar dhe ekipet iu drejtuan penalltive . Ekipi i Lacit ka fituar me penallti me rezultatin (8-7). Ne perfundim te ndeshjes zv/ Presidenti i FSHF Edvin Libohova dhe Sekretari i Pergjithshem Ilir Shulku, dorezuan Kupen dhe medaljet per ekipin fitues te Lacit.


Duke kontrolluar karten...