Laçi fiton Kupen e Shqiperise 2015

Laçi fiton Kupen e Shqiperise 2015. Finalja e Kupes se Shqiperise, ka perfunduar 2-1 me fitoren e Laçit. Ndeshja finale  eshte zhvilluar ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa” ne oren 20:00 dhe ekipi kurbinas eshte shpallur fitues i Kupes se Shqiperise 2015. Te dyja skuadrat finaliste do te luajne ne ndeshjet kualifikuese te Liges se Europes, ekipi i Kukesit eshte renditur ne vendin e dyte ne Kategorine Superiore dhe Laçi si fitues i Kupes. Golat u shenuan nga Veliaj ne minuten e 29, James minuten e 62 per ekipin e Lacit dhe Hysa ne minuten e 44 per Kukesin. Medaljet dhe Kupa per fituesit jane dorezuar nga Zv.Presidenti Lutfi Nuri dhe Sekretari i Pergjithshem i FSHF Ilir Shulku.