Laici fiton Kupen e Shqiperise per edicion 2012-2013. Ne finalen qe u zhvillua ne stadiumin Kombetar Qemal Stafa lacjanet kishin perballe skuadren e Bylisit nga qyteti i Ballshit. Gjithcka ka rezultuar e barabarte pa gola gjate gjithe zhvillimit te takimit final. E vetmja e vecante ishte qe Bylis mbeti me 10 futbolliste qe ne minuten e 25 te pjeses se pare.
Ne 45 minutat e pjese se pare kishin shume pak raste nga te dyja skuadrat, ndersa ne pjesen e dyte mundesite e shenimit ishin me te qarta por skuadrat ishin ne ruajtje te njera-tjetres. Pas nje 0-0 te pandryshuar erdhi shtesa e cila ne 99% te saj nuk ndryshoi rezultatin.
Atehere kur mendohej se cdo gje do te shkonte drejt penalltive ne extremin e minutes 119 eshte Cela i Lacit i cili shfrytezon sic duhet nje krosim te Vucajt me i miri per fituesit duke e shtyre topin ne rrjeten e portjerit Frasheri. 1-0 dhe Laci ne drejtimin e trajnerit Stavri Nica dhe Presidentit Pashk Laskaj per here te pare ne historine 53 vjecare te ketij klubi ngre nje trofe kaq te rendesishem sic eshte Kupa e Shqiperise.

















