Kursi UEFA B për ish-futbollistët profesionistë, ja çfarë duhet të dini për t’u regjistruar - FSHF

Kursi UEFA B për ish-futbollistët profesionistë, ja çfarë duhet të dini për t’u regjistruar

Kursi i radhës që po përgatitet të organizojë Federata Shqiptare e Futbollit është ai për trajnerë të nivelit UEFA B, që është i rezervuar për ish-lojtarët profesionistë të cilët kanë luajtur të paktën 3 vite në Kategorinë “Abissnet Superiore” dhe 5 vite të aktivizuar në Kategorinë e Parë.

Drejtoria Teknike në FSHF apelon të gjithë të interesuarit që të nxitojnë për t’u regjistruar, teksa kurs për licencën e trajnerit UEFA B do të nisë më datë 5 shtator 2022 dhe do të zhvillohet i ndarë në katër periudha dhe më konkretisht 05-10 shtator 2022; 10-14 tetor 2022; 21-26 nëntor 2022; 04-09 dhjetor 2022.

Për t’u regjistruar në këtë kurs të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë brenda afatit dokumentacionin si vijon:

– Kriteri Cross border për kandidatet që jetojnë jashtë;

– Diploma e shkollës së mesme në origjinal (fotokopje e noterizuar);

– Kandidati duhet të jetë i pajisur me certifikatë shëndetësore lëshuar nga organi përkatës (e marrë brenda 3 muajve të fundit);

– Dy fotografi format pasaporte;

– Fotokopje e ID ose e pasaportës;

Kërkesa për regjistrim duhet të dërgohet përmes postës elektronike në adresën drejtoria.teknike@fshf.al, përmes postës së zakonshme me konfirmim marrje në adresën Rr. Liman Kaba, Nd 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë ose të dorëzohen fizikisht pranë sekretarisë së Shtëpisë së Futbollit. Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës është data 22.08.2022. Aplikimet që mbërrijnë pas afatit nuk do të pranohen, ndërsa kandidatët që pranohen në kurs duhet të paguajnë një tarifë pjesëmarrjeje prej 700 eurosh. Pagesa kryhet pasi t’ju jetë dërguar fatura përkatëse.