Ka nisur në këtë javë, në Qendrën Stërvitore në Kamëz, Kursi UEFA B. E veçanta e tij është se ky kurs zhvillohet vetëm me trajnerë kosovarë. Janë gjithsej, 38 specialistë futbolli të cilët do të pajisen në fund të kursit me diplomat B. Për shkak të largësisë, kursi do të jetë intensiv. Ky kurs, është pjesë e programit vjetor, të Sektorit të Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit. Prej kohësh FSHF, po bashkëpunon për të rritur nivelin teknik të specialistëve nga Kosova, duke organizuar kurse të niveleve të ndryshme kualifikimi enkas për ta.

















