Kursi “UEFA – A”, vazhdon programin - FSHF

Kursi “UEFA – A”, vazhdon programin

Kursi “UEFA – A”, ka rinisur përsëri për trajnerët e ekipeve shqiptare që duan të kualifikohen. Sektori i Edukimit, vazhdon që të përsosë programin e tij, për kualifikimin e drejtuesve të pankinave shqiptare. Nga data 2 qershor deri më 5 korrik, po zhvillohet në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, kursi “UEFA –A”, me trajnerë të ekipeve shqiptare . Sipas drejtuesit të këtij kursi Astrit Maçi, ky program vijon të jetë i përcaktuar dhe miratuar nga UEFA dhe FIFA, të cilët dërgojnë në Shqipëri edhe lektorët e tyre. “Tashmë, gjithçka që kryhet me kurset, ka hyrë në një projekt të përcaktuar qartë. Përveç këtij kursi, më 1 shtator, ne do të zhvillojmë edhe një seminar të rëndësishëm, për rinovinimin e liçensës “UEFA-A”-përfundon për faqen Zyrtare të FSHF, Astrit Maçi. 

 


Duke kontrolluar karten...