Kupa “Pavarësia”, të hënën në Tiranë - FSHF

Kupa “Pavarësia”, të hënën në Tiranë

Do të zhvillohet në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë, Kupa “Pavarësia”, një aktivitet i përvitshëm mbarëkombëtar që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit. Në edicionin e tetë të saj, do të marrin pjesë këto skuadra “Otranto” e Ulqinit, “Shkëndija” e Tetovës, “Prishtina” dhe “Kukësi”. Ekipet do të grumbullohen më datë 27 nëntor në Resortin “Tropikal” në Durrës, ku në mbrëmje do të hidhet edhe shorti i aktivitetit. Gjysëmfinalet do të fillojnë, më datë 28 nëntor në orën 11.00, ndërsa ndeshja finale do të luhet rreth orës 12.30. Për fituesit do të dorëzohet kupa e aktivitetit. Për të dy finalistët, do të shpërndahen medalje, ndërkohë që do të ketë edhe trofe për skuadrën “Fair Play”, për lojtarin më të mirë të Kupës “Pavarësia”.