Kupa e Shqipërisë/ Përfundojnë gjysmëfinalet e para, Partizani një hap larg finale - FSHF

Kupa e Shqipërisë/ Përfundojnë gjysmëfinalet e para, Partizani një hap larg finale

Kanë përfunduar ndeshjet e para gjysmëfinale në Kupën e Shqipërisë.

Partizani hodhi një hap të sigurt drejt finales së madhe, pasi mundi Egnatian në transfertë me rezultatin minimal 0-1. Goli i vetëm i takimit u shënua në fraksionin e dytë me anë të një penalltie nga Albers Keko.

Takimi tjetër, Vllaznia – Dinamo City, në “Loro Boriçi” u mbyll në barazim pa gola 0-0.

Gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin në të dyja përballjet, dhe ndeshjet e kthimit do të vendosin se cilat ekipe do të sigurojnë finalen e madhe.


Duke kontrolluar karten...