Kupa e Shqipërisë/ Dinamo City fiton ndaj Vllaznisë dhe kalon në finalen e madhe - FSHF

Kupa e Shqipërisë/ Dinamo City fiton ndaj Vllaznisë dhe kalon në finalen e madhe

Dinamo City është finalistja e dytë e Kupës së Shqipërisë për edicionin futbollistik 2025/2026, duke kompletuar kështu çiftin final të këtij kompeticioni.

Skuadra dinamovite siguroi kualifikimin pas fitores minimale 0-1 në transfertë ndaj Vllaznisë, në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e kësaj të enjteje në stadiumin “Loro Boriçi”. Golin vendimtar e realizoi Dejvi Bregu në minutën e 77-të, duke i dhënë avantazhin dhe biletën për në finale ekipit të tij.

Takimi i parë mes dy skuadrave ishte mbyllur në barazim 1-1, ndërsa suksesi në ndeshjen e kthimit i mundëson ekipit të drejtuar nga Ilir Daja të avancojë në aktin final të kompeticionit.

Finalja e Kupës së Shqipërisë ndërmjet Dinamo City-t dhe Egnatias do të luhet më 13 maj, në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00.


Duke kontrolluar karten...