Kupa e Shqipërisë 2025-2026 ngre siparin më 1 tetor, publikohet skema e sezonit të ri - FSHF

Kupa e Shqipërisë 2025-2026 ngre siparin më 1 tetor, publikohet skema e sezonit të ri

Edicioni i ri i Kupës së Shqipërisë 2025/2026 do të nisë më 1 tetor. Ashtu si sezoni i kaluar, do të marrin pjesë 42 skuadra nga kampionatet “Abissnet Superiore”, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë.

Kupa e Shqipërisë 2025-2026 do të përbëhet nga faza para-eliminatore dhe faza eliminatore. Ekipet e renditura nga vendi i parë deri në të tetin në “Abissnet Superiore” për sezonin 2024-2025 do të nisin garën nga faza 1/8.

Në turin para-eliminator do të luajnë katër ekipe. Adriatiku do të përballet me Basanin, dhe fituesi i këtij takimi do të përballet me Skënderbeun në turin 1/32. Çifti tjetër i turit para-eliminator është Këlcyra – Gramshi, dhe fituesi do të përballet me Laçin në raundin 1/32.

Ndeshjet e fazës 1/32 do të zhvillohen më 15 tetor. Në këtë raund do të marrin pjesë dy ekipet e renditura në vendin e 9-të dhe 10-të të Abissnet Superiore për sezonin 2024-2025, 12 ekipet e Kategorisë së Parë të sezonit të kaluar, 16 ekipet më të mira të Kategorisë së Dytë (grupet A dhe B), si dhe dy ekipet e kualifikuara nga turi para-eliminator.

Për përcaktimin e çifteve çerekfinaliste dhe gjysmëfinaliste do të hidhet short i lirë, ndërsa ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, me dy takime.

 


Duke kontrolluar karten...