Gati formati dhe struktura për Kupën e Republikes ne futboll per femra. Për sezonin 2016-2017 Kupa e Shqipërisë do të organizohet me 4 ture, ku do të marrin pjesë 9 ekipe të vendosura sipas renditjes së Kampionatit të edicionit të kaluar, 2015-2016. Ndeshjet do të luhen në fushën e skuadrave që janë të renditura më poshtë në tabelën e klasifikimit. Ekipi i Skënderbeut është i përjashtuar për një sezon nga kupa e Shqiperisë, sipas vendimit të Komisionit të Disiplinës.
Skuadrat pjesëmarrëse në Kupën e Shqipërisë për këtë Edicion janë:
1.Vllaznia
2.FC.Kinostudio
3.Apolonia
4.Tirana As
5.The Door
6.Juban Danja
7.Teuta
8.AAS
9.Dajti
Ky tur do të luhet në fund të këtij muaji, pikërisht në datë 30.01.2017, dhe do të zhvillohet sipas skemës së mëposhtme:
(Skuadra 1- Skuadra 3)
Ekipi I AAS kalon direkt në turin tjetër për arësye se Skënderbeu është pezulluar nga Kupa e Shqiperisë për një sezon.
(Skuadra2 – Skuadra 4) Teuta – Dajti (Yrshek Tiranë)
Ndeshjet zhvillohen me sistem eleminimi me një takim direkt.
Turi i Dytë (datë 06.02.2017)
Turi i dytë do të zhvillohet sipas skemës së mëposhtëme duke u bazuar përsëri te renditja e kampionatit 2015-2016:
(1-8) Vllaznia – Fituesia e ciftit –(Teuta-Dajti)
Fusha ( Durres ose Tiranë)
(2-7) FC.Kinostudio – Fituesia e ciftit –( AAS) Fusha(Shkodër)
(3-6) Apolonia – Juban Danja Fusha(Shkodër)
(4-5) Tirana As – The Door (Fusha Shkodër)
Ndeshjet do të zhvillohen me sistem eleminimi me një takim direct dhe do të zhvillohen në fushën e ekipeve të cilat janë të renditura më poshtë ne tabelen e klasifikimit.
Turi i Tretë (Datë 13.02.2017)
Fituesi i Çiftit (Vllaznia vs Fitueses se çiftit (Dajti –Teuta) do të luajë me Fituesen e Çiftit (Tirana As – The Door)
Fituesi i Çiftit (Fc.Kinostudio – AAS) do të luajë me Fituesin e Çiftit (Apolonia-Juban Danja)
Ndeshjet do të zhvillohen me sistem eleminimi me një takim direkt.

















