Kupa e Botës “Katar 2022”, Shqipëria njeh kundërshtarët - FSHF

Kupa e Botës “Katar 2022”, Shqipëria njeh kundërshtarët

Shqipëria ka njohur kundërshtarët për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”, në shortin e hedhur pasditen e sotme në Zyrih të Zvicrës. Në një ceremoni ndryshe nga të zakonshmet, kjo për shkak të pandemisë së Covid-19, 55 skuadrat e zonës europiane kanë njohur kundërshtarët e tyre.

Shqipëria do të jetë në Grupin I, një grup me 6 skuadra. Kundërshtarët e Kombëtares kuqezi do të jenë Anglia, Polonia, Hungaria, Andorrën dhe San Marinon. Me të gjithë rivalët e këtij grupi skuadra jonë është përballur më parë.

Fushata eliminatore fillon në mars dhe përmbyllet në muajin nëntor 2021

Ndeshja e parë: 24-25 mars 2021
Ndeshja e dytë: 27-28 mars 2021
Ndeshja e tretë: 30-31 mars 2021
Ndeshja e katërt: 1-2 shtator 2021
Ndeshja e pestë: 4-5 shtator 2021
Ndeshja e gjashtë: 7-8 shtator 2021
Ndeshja e shtatë: 8-9 tetor 2021
Ndeshja e tetë: 11-12 tetor 2021
Ndeshja e nëntë: 11-13 nëntor 2021
Ndeshja e dhjetë: 14-16 nëntor 2021