Kupa “Coca-Cola”, fitues “Skënderbej” i Shkodrës - FSHF

Kupa “Coca-Cola”, fitues “Skënderbej” i Shkodrës

Kampionati i dytë i shkollave nëntëvjeçare, ose sic quhet tashmë Kupa “Coca-Cola”, ka nxjerrë fitues shkollën “Skënderbej” të Shkodrës. Ajo, ka luajtur finalen me ekipin e “Jani Bakalli” të Fierit, e cila ka dalë barazim, pa gola dhe me penallti (9-8) kanë fituar shkodranët. Ndeshjet e finale janë luajtur sot, në Komplekin Stërvitor të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, ku janë përballur tre skuadra, të cilat kanë arritur të jenë fituese e rajoneve të tyre. Shkolla “Jani Bakalli” e qyteti të Fierit, shkolla“Skënderbej” e qytetit të Shkodrës dhe shkolla “Bardhyl Popa” e Elbasanit, te cilat janë ndeshur në një turne triangolar, për të shpallur fituesin e këtij turneu.
Në ditën e finale, shkolla “Bardhyl Popa” e qytetit të Elbasanit, u mund thellësisht 0-3 nga shkolla “Skënderbej” e Shkodrës. Ndërsa në ndeshjen tjetër, shkolla “Jani Bakalli” e Fierit, shpartalloi me rezultatin 5-0, skuadrën e shkollës “Bardhyl Popa”. Në finalen e zhvilluar sot, në Kompleksin Stërvitor të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, është kryer edhe ceremonia e dhënies së cmimeve. Kompania “Coca-Cola”, përvec cmimeve për vendin e parë, të dytë dhe të tretë, ka dhënë cmime të vecanta për pjesëmarrësit.
Turneu i shkollave 9 vjeçare, i cili ka nisur një muaj e gjysmë më parë, është nisma e kompanisë “Coca-Cola” , Federatës Shqiptare të Futbollit, me mbështetjen Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Ky është edicioni i dytë dhe pritet që në të ardhmen, ai të bëhet akoma më kompetitiv. Sipas organizatorëve, ai do të zgjerohet edhe më, në vitin e arshshëm.