Kupa “Coca-Cola”, fitues “Ismail Qemali” i Shkodrës - FSHF

Kupa “Coca-Cola”, fitues “Ismail Qemali” i Shkodrës

Kampionati i katërt i shkollave nëntëvjeçare, ose sic quhet tashmë Kupa “Coca-Cola”, ka nxjerrë fitues shkollën “Ismail Qemali” të Shkodrës. Ajo, ka luajtur finalen me ekipin e shkolles “Emin Duraku” të Tiranes, ku shkodranët fituan me rezultatin 3-1.

Finalja u luajt sot në orën 12:30 në stadiumin “Elbasan Arena” ku atmosfera ishte shumë e bukur falë pjesëmarrjes së nxënësve bashkëmoshatarë. 

Turneu i shkollave 9 vjeçare, i cili ka nisur një muaj e gjysmë më parë, është nisma e kompanisë “Coca-Cola” , Federatës Shqiptare të Futbollit, me mbështetjen Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Ky kampionat midis shkollash ka filluar në vitin 2014 dhe pritet që të vazhdojë traditën  më tej, me qëllimin, promovimin e futbollit të fëmijët.

Kupa dhe medaljet për ekipin fitues u dha nga Ambasadori i këtij turneu, ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë,  Sulejman Demollari.


Duke kontrolluar karten...