Kupa “Coca - Cola”, drejt fazës finale - FSHF

Kupa “Coca – Cola”, drejt fazës finale

Kupa “Coca – Cola”, ka hyrë në një fazë mjaft interesante. Në Korçë dhe në Shkodër, kanë përfunduar ndeshjet në grup dhe janë përcaktuar skuadrat fituese të rajoneve, të cilat do të vazhdojnë luftën për të fituar këtë kupë. Në Durrës, kanë përfunduar ndeshjet në grupe dhe janë përcaktuar dy skuadrat finalist. Fituesja do të përcaktohet në finale e datës 9 dhjetor. Në Tiranë, priten të luhen edhe dy javët e fundit,lk për të përcaktuar finalisten e çdo grupi dhe më pas do të zhvillohet ndeshja finale e Rajonit. Më poshtë një informacion I detajuar për çdo rajon.

Durrës, përcaktohen ekipet finaliste

Kampionati i shkollave 9 vjeçare të qytetit të Durrësit ose Kupa “Coca-Cola”, ka hyrë në fazën më interesante. Pasi janë zhvilluar ndeshjet në grupet A dhe B, janë përcaktuar edhe dy skuadrat finalist. Ato janë “Eftali Koçi” dhe “Hasan Koçi”. Finalja do të zhvillohet më datë 9 dhjetor në orën 12.00, në aneksin e stadiumit të Durrësit. Ja rezultatet dhe renditja në grupin A dhe B:

 

Grupi “A”:

Java e tretë:

“Shaqe Mazreku” – “Vincens Prendushi”   2-4

“Bajram Curri” – “Eftali Koçi”                   1-1

 Klasifikimi:

1. “Eftali Koçi”                                     7 pikë

2. “Vincens Prendushi”                         6 pikë

3. “Bajram Curri”                                  4 pikë

4. “Shaqe Mazreku”                             0 pikë

 

Grupi “B”:

Java e tretë:

“Nënë Tereza” – “Hasan Koçi”          2-4

“Qemal Mici” – “Marie Kaculini”         5-1

 

Klasifikimi Grupi “B” Durres:

1. “Hasan Koçi”                         7 pikë

2. “Qemal Mici”                         7 pikë

3. “Nënë Tereza”                       3 pikë

4. “Marie Kaculini”                     0 pikë

 

Tiranë, vazhdojnë ndeshjet në grupe

Në Tiranë, janë zhvilluar ndeshjet e javës së tretë. Marrin pjesë 10 shkolla 9 vjeçare. Në grupin A, kryeson shkolla “Kongresi i Manistirit”, e cila në dy ndeshje që ka zhvilluar ka arritur dy fitore. Në grupin B, kryeson shkolla “Sabaudin Gabrani”, me tre fitore në tre ndeshje. Në këtë grup ka rivalitet, sepse shkolla “Edit Durham”, ka dy fitore në dy ndeshje të zhvilluara, ndaj priten zhvillime interesante. Ja rezultatet e ditës së tretë dhe renditjet në dy grupet:  

Grupi “A”:

Java e tretë:

1. “Dora D’Istria” – “Naim Frashëri”      3-1

2. “Farka” – “Mëzezi”                           2-0

“Kongresi i Manastirit”                       Pushim

 Klasifikimi:

1. “Dora D’Istria”                    5 pikë

2. “Kongresi i Manastirit”         4 pikë

3. “Naim Frashëri”                  3 pikë

4. “Farka”                              3 pikë

5. “Mëzezi”                            1 pikë

 

 Grupi “B”:

Java e tretë:

1.”Sabaudin Gabrani” – “Emin Duraku”   3-0

2. “Edit Durham” – “Pjetër Budi”            4-1

“Vasil Shanto” Pushim

 Klasifikimi:

1. “Sabaudin Gabrani”            9 pikë

2. “Edit Durhan”                    6 pikë

3. “Emin Duraku”                 3 pikë

4. “Vasil Shanto”                   0 pikë

5.”Pjetër Budi”                      0 pikë

 

Korçë, “Sevasti Qirjazi” e para e rajonit

Në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” Korçë, u zhvillua ndeshja finale e Kupës “Coca – Cola” ndërmjet shkollave 9-vjeçare të qytetit te Korçës. Në këtë kupë, e cila startoi në datë 12.11.2015 dhe zgjati katër javë. Në të, morën pjesë tetë shkolla të qytetit të Korçës me rreth 200 nxënës, të ndarë në dy grupe me nga katër shkolla (ekipe). Gjate tre javëve u zhvilluan ndeshjet në grup, në të cilat shkollat (ekipet) u ndeshën ndërmjet njera-tjetrës dhe ekipi fitues i vendit te pare te grupit A, u ndesh ne finale me ekipin fitues te vendit të parë të grupit B. Është për tu theksuar se në grupin B, pati rivalitet. Dy shkolla i përfunduan ndeshjet në grup me pikë të barabarta dhe ekipi fitues, u shpall falë ndeshjes direkte ndërmjet tyre. Në finale dolën shkollat “Sotir Gurra” dhe “Sevasti Qiriazi”. Ajo përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të shkollës “Sevasti Qiriazi”. Në perfundim të ndeshjes, u zhvillua ceremonia e shpërndaries së dhuratave nga ana e kompanisë “Coca – Cola” për të gjithë nxënësit pjesëmarrës në këtë aktivitet. Në këtë ceremoni morën pjesë drejtues të DAR në qytetin e Korçës, përfaqësues të kompanisë “Coca – Cola” dhe të ftuar të tjerë. E gjithë ceremonia përmbyllëse upasqyrua edhye nga televizionet lokale.

 

Shkodër, fituese shpallet shkolla “Skënderbej”

Në ambjentet e aneksit “Reshit Rusi” në Shkodër, u zhvillua ndeshja finale e kampionatit për shkollat 9-vjecare të qytetit të Shkodrës, ndërmjet shkollave “Skenderbej” dhe “Ismail Qemali”. Ky takim e përfundoi kohën e rregullt, me rezultatin 2-2. U desh gjuajtja e penalltive që të shpallej ekipi kampion. Rezultati final pas gjuajtjeve të penalltive ishte 6 -5 për shkollën 9-vjeçare “Skënderbej”. Kështu kjo shkollë, u shpall fituese për Kupën “Coca-Cola”  në turneun e shkollave 9-vjecare te qytetit te Shkodres.  Në çdo ndeshje ka pasur pjesëmarrje masive të nxënësve, të cilet vinin për të ndjekur ekipet e tyre respektive. Duhet theksuar që pati shumë rivalitet ndërmjet shkollave 9-vjeçare dhe i gjithë kampionati u zhvillua në një atmosferë festive.

Të pranishëm në ceremoninë pas finales përfaqësues të DAR në Shkoder, përgjegjësi i zyrës rajonale të FSHF Hysen Zmijani, cilët përshendetën të pranishmit dhe bënë falenderimet për organizatorët dhe bashkepunëtorët e këtij kampionati.