Kundër Izraelit do të luhet ne Elbasan - FSHF

Kundër Izraelit do të luhet ne Elbasan

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë sportdashësit se ndeshja Shqipëri-Izrael, e vlefshme per eliminatoret e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, do të luhet në Stadiumin “Elbasan Arena”. Ndryshimi i stadiumit për arsye sigurie është konfirmuar me një shkresë zyrtare të mbërritur nga FIFA. Takimi që do të zhvillohet më datë 12.11.2016 në orën 20.45, nuk do të luhet në Shkodër.