Kundër Italisë në mars, do të luhet në Palermo - FSHF

Kundër Italisë në mars, do të luhet në Palermo

Ndeshja e radhës e skuadrës tonë kombëtare kundër Italisë, do të luhet në Palermo. Lajmi është konfirmuar sot në drekë. Takimi Itali- Shqipëri, i programuar sipas shortit për tu luajtur më datë 24 mars 2017, do të luhet në stadiumin “Renzo Barbera”. Kjo është e hera e parë që këto dy skuadra kombëtare, do të ndeshen zyrtarisht me njera tjetrën. Shqipëria dhe Italia, në nivel ekipesh kombëtare janë ballafaquar vetëm njëherë, në një miqësore të zhvilluar në Gjenovë në nëntor të vitit 2014.