Kukesi-Laci do te jete finalja e Kupes se Shqiperise, qe do te luhet me daten 22 maj 2016. Dy finalistet u percaktuan sot pas ndeshjeve te kthimit te turit gjysmefinal. Kukesi siguroi per te dytin sezon radhazi finalen pasi mundi me rezultatin 2-0 Flamurtarin ne ndeshjen e luajtur ne stadiumin “Zeqir Ymeri”. Skuadra verilindore kishte triumfuar po me rezultatin 2-0 ne takimin e vajtjes te luajtur ne Vlore ndaj vendasve. Skenderbeu mundi Lacin me rezultatin e ngushte 2-1 ne Korce, por ishin kurbinasit ato qe u kualifikuan pas suksesit 1-0 te fiksuar ne ndeshjen e pare te luajtur ne Lac. E vecanta eshte se edhe kete sezon do te perseritet finalja e Kupes se Shqiperise se sezonit te kaluar midis Kukesit dhe Lacit. Kujtojme se vitin e shkuar ky trofe u fitua nga Laci.

















