Kukësi fiton Superkupën e Shqipërisë - FSHF

Kukësi fiton Superkupën e Shqipërisë

Kukësi ka fituar Superkupën e Shqipërisë, pasi ka mundur Skënderbeun me rezultatin 3-1. Në ndeshjen e luajtur në mbrëmje në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit u vunë përballë fituesit e Kupës së Shqipërisë dhe kampionët e vendit. Kukësi e nisin mirë ndeshjen duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 26-të me anë të Dvornekoviç, i cili mori një kros të saktë nga Karioka për të shënuar me të djathtën golin e 1-0. Por korçarët reaguan shumë shpejt dhe në minutën e 30-të gjetën golin e barazimit me anë të Fukuit, i cili goditi saktë më kokë pas krosit të Micit, duke befasuar portierin Koliçi. Pjesa e parë u mbull me rezultatin e barabartë 1-1 dhe duhet të vinte minuta e 74-t që shifrat të ndryshonin sërish. Emini kalon na avantazh Kukësin, kur merr një pasim të saktë nga Greca në qendër të zonës për të realizuar një penallti në lëvizje. Kuksianët kryesojnë 2-1 ndërsa në minutat shtesë do të vinte edhe golin e sigurisë. Është Pejiç që mposht Shehin në minutën e 92-të, pasi lëvizi bukur në zonë, duke i shpëtuar markimit dhe duke realizuar golin e 3-1 pas një goditje teknike më të djathtën. Më pas në minutat e mbetura ndeshja nuk ka më histori. Kukësi fiton kështu për herë Superkupën e Shqipërisë, trofeu i dytë në historinë e këtij klubi pas Kupës së Shqipërisë, ndërsa Presidenti i FSHF-së, Armand Duka i ka dorëzuar trofeun kapitenit të Kukësit, Rrahman Hallaçi.


Duke kontrolluar karten...