Kukësi është fituesi i Kupës së Shqipërisë për edicionin 2018-2019 - FSHF

Kukësi është fituesi i Kupës së Shqipërisë për edicionin 2018-2019

Kukësi është ekipi fitues i Kupës së Shqipërisë, për sezonin 2018-2019. Kuksianët fituan finalen ndaj ekipit të Tiranës me rezultatin 2-1.

Vasil Shkurtaj shënoi golin e parë në minutën e 4-t. Me këtë gol u mbyll dhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë Tirana barazoi me anë të Majkëll Ngo, në minutën e 66-të. Barazimi i kryeqytetasve zgjati vetëm 12 minuta, sepse në minutën e 78-të, Arturo Reginaldo shënoi golin e dytë dhe atë të fitores. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 19:00.

Medaljet dhe trofeun për  fituesit e kësaj Kupe i dorëzuan, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, Zv.Presidenti i FSHF, Edvin Libohova dhe Sekretari i Pergjithshëm, Ilir Shulku.

Përpara dorëzimit të medaljeve dhe trofeut për ekipin fitues, është dorëzuar edhe çmimi i golashënuesit më të mirë për sulmuesin e Kukësit, Arturo Reginaldo, nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.