Kukësi dhe Kastrioti triumfojnë në “play-out” & sigurojnë qëndrimin në Kategorinë e Parë - FSHF

Kukësi dhe Kastrioti triumfojnë në “play-out” & sigurojnë qëndrimin në Kategorinë e Parë

Kukësi dhe Kastrioti siguruan qëndrimin në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm pasi triumfuan në ndeshjet e “play-out”-it.

Skuadra verilindore mposhti Orikun me rezultatin minimal 1-0 në “Arenën e Demave”. Golin e vetëm në këtë përballje për Kukësin e shënoi Danaj nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e parë. Kjo fitore i siguroi Kukësit qëndrimin në Kategorinë e Parë edhe për sezonin tjetër.

Ndërkohë, Kastrioti mposhti Luzin 1-0 në stadiumin e Vorës dhe arriti objektivin për të qëndruar në Kategorinë e Parë.

Oriku dhe Luzi 2008 pas humbjes në “play-out”, do të luajnë sërish në Kategorinë e Dytë sezonin e ardhshëm.


Duke kontrolluar karten...