Kualifikueset e Kupës së Botës, Shqipëria barazon 0-0 me Serbinë në “Air Albania” - FSHF

Kualifikueset e Kupës së Botës, Shqipëria barazon 0-0 me Serbinë në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare barazoi 0-0 ndeshjen ndaj Serbisë, e luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.

Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, krijuan raste dhe fituan edhe një penallti, e cila u prit nga portieri kundërshtar.

Trajneri Silvinjo e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Strakosha (GK), Mitaj, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Manaj, Broja.

Ndeshja nisi e barabartë, por me kalimin e minutave Shqipëria e rriti ritmin dhe krijoi disa raste të mira.

Në fundin e pjesës së parë, kuqezinjtë fituan 11-metërsh me Hysajn. Rey Manaj e mori përsipër, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri kundërshtar.

Edhe në fraksionin e dytë, ekipet krijuan mundësi shënimi, por pa gjetur rrjetën. Shqipëria rrezikoi me Brojën, Dakun dhe Bajramin.

Në fund, sfida u mbyll në barazim 0-0.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e radhës kualifikuese për Kupën e Botës më 10 qershor, ndaj Letonisë në transfertë, në orën 20:45.


Duke kontrolluar karten...