Kombëtarja shqiptare vazhdon përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror 2027 ndaj Serbisë dhe Letonisë.
Ekipi kombëtar u stërvit I plotë, pasi grupit iu bashkua dhe sulmuesi Rey Manaj, pas tejkalimit të gjendjes gripale.
Ditën e nesërme, Kombëtarja do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në stadiumin “Air Albania” në orën 19:30, ndërsa më herët, në orën 18:45, do të mbahet konferenca zyrtare me trajnerin Silvinjo dhe një lojtar.



















