Krerët e FSHF, tifo për Kosovën - FSHF

Krerët e FSHF, tifo për Kosovën

Futbolli shqiptar do të bëjë tifo për kombëtaren e Kosovës, të mërkurën në ndeshjen që ajo do të luajë kundër Turqisë. Nje delegacion i nivelit te lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit, i kryesuar nga Presidenti Armand Duka dhe Sekretari Ilir Shulku do të jenë në Kosovë me ftesë të homologëve të tyre të Federatës së Futbollit të Kosovës. Krahas ndjekjes së takimit, Presidenti Duka dhe Sekretari Shulku do të takohen me homologët e tyre Presidentin Vokrri dhe Sekretarin Salihu. Kjo është ndeshja e dytë ndërkombëtare e ekipit përfaqësues të Kosovës pas takimit të parë historic me Haitin. Pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, për lejimin e zhvillimit të ndeshjeve miqësore, kombëtarja e saj nën drejtimin e trajnerit Albert Bunjaki ka bërë një plan të detajuar për të zhvilluar disa miqësore gjatë kësaj periudhe.

 

Në këtë ndeshje do të jetë i pranishëm edhe trajneri i Kombëtares Xhani De Biazi dhe ai I U-21 Skënder Gega.