Kosova në FIFA, Duka uron! - FSHF

Kosova në FIFA, Duka uron!

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka përshëndet të gjithë tifozët shqiptarë, të cilët kanë mbështetur pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA dhe në FIFA.

“Vendimi i fundit i Kongresit të 66-të të FIFA-s, jo vetëm ka konfirmuar mbështetjen e FSHF-së për futbollin kosovar, por edhe ka dhënë një konfirmim për zhvillimin e futbollit në rajon. Ne jemi të lumtur që bashkëpunimi me FFK-në dhe Presidentin Vokrri ka krijuar një mundësi më të madhe zhvillimi”, – ka deklaruar Presidenti Duka për faqen zyrtare të FSHF-së.

Kosova u pranua në FIFA pas mori 141 vota pro dhe 23 kundër nga delegatët e pranishëm në punimet e Kongresit që po mbahet në Mexico City. Një javë më parë Kosova u pranua edhe në UEFA.  

Duke kontrolluar karten...